Nga Vendi
13 July 2026
Ermonela Jaho hyn në histori, hap për herë të parë Verën e Ohrit si artiste shqiptare me famë botërore

Edicioni i 66-të i festivalit "Vera e Ohrit" u hap mbrëmjen e sotme me performancën e sopranos shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho, e shoqëruar nga Orkestra e Operës dhe Baletit. Hapja e festivalit u shndërrua në një mbrëmje të veçantë artistike, ku zëri i saj magjepsi publikun dhe u shpërblye me duartrokitje të gjata e vlerësime nga të pranishmit. Për herë të parë në historinë e këtij festivali prestigjioz, ceremonia hapëse iu besua një artisteje shqiptare me përmasa botërore, duke shënuar një moment të rëndësishëm për kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të rëndësishme artistike në Maqedoninë e Veriut dhe rajon. Festivali "Vera e Ohrit", që prej dekadash mirëpret artistë të njohur nga e gjithë bota, edhe këtë vit konfirmoi misionin e tij si një urë që bashkon kultura dhe popuj përmes artit.



Të ndryshme
Më shumë
Kishte plane bashkë me reperin që vdiq në aksident, reagon e shokuar Morena 2 September 2021
16 vjet pa gjurmë: Misteri i Bleona Matës, 6-vjeçares që u zhduk në malin Pikëllim 9 June 2026
Grabiten rreth një milion euro në një shtëpi në Shkup 5 July 2020