Nga Vendi
16 July 2026
Sela kërkon zbatimin e Nenit 170 dhe bllokon votimin e Ligjit për Qeverinë

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, kërkoi në seancën e Kuvendit zbatimin e Nenit 170 të Rregullores së Kuvendit, duke insistuar që të caktohet paraprakisht dita dhe ora e votimit për Propozimligjin të Qeverisë, i cili, sipas tij, cenon përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të bashkësive etnike. Pas përfundimit të debatit, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, dhe më pas nënkryetarja Vesna Bendevska, vendosën që projektligji të mos hidhet në votim, me arsyetimin se kjo do të ndodhë "kur të krijohen kushtet". Sela e kundërshtoi këtë qasje, duke pretenduar se ekziston rreziku që ligji të votohet në mungesë të deputetëve të opozitës shqiptare. Duke iu referuar Nenit 170 të Rregullores së Kuvendit, Sela kërkoi që kryetari i Kuvendit të përcaktojë zyrtarisht kohën e votimit, ashtu siç parashikon rregullorja. Me të njëjtën kërkesë u paraqitën edhe deputetë të tjerë të opozitës shqiptare, duke pamundësuar vazhdimin normal të seancës. Në fjalën e tij, Sela deklaroi se opozita nuk do të tërhiqet nga qëndrimi i saj, duke theksuar se, sipas tij, ligji i propozuar nuk garanton përfaqësim të drejtë dhe mohon kuotat etnike për bashkësitë joshumicë. "Nuk e kemi ndër mend të dorëzohemi, sepse bëhet fjalë për ardhmërinë e fëmijëve tanë, të cilën do t'ua mohojë kjo Qeveri", u shpreh ai.



Të ndryshme
Më shumë
“Të gjithë kanë të drejtë të pinë çfarë duan”, Coca-Cola reagon pas ‘skandalit’ të Ronaldos16 June 2021
Specialja: Nuk pati krime kundër njerëzimit nga krerët e UÇK-së16 September 2026
Gjendja e komunikacionit rrugor në Maqedoninë e Veriut 7 August 2020