ShowBiz
31 July 2020
Ceca e quajti “vogëlushe”, por këngët e albumit të Duas u dëgjuan 2 miliardë herë

Një fotografi me flamurin e “Autochtonus” e Dua Lipës ngjalli reagime të mëdha në Ballkan por edhe në Botë, por që duket këngëtarja nuk e ka pasur problem shumë këtë punë

Dje (e mërkurë) këngëtarja lajmërojë me anë të një statusi se këngët e albumit të saj “Future Nostalgia” janë klikuar dhe dëgjuar online më shumë se dy miliardë herë.“Më shumë se dy miliardë dëgjime të këngëve të albumit tim ‘Future Nostalgia’. Në vetëm katër muaj ajo po e bën namin. Jam shumë krenare për këtë rekord”, ka shkruar Dua në postimin e saj.

Kujtomë se pas postimit të Duas në Instagram të flamurit të “Autochthonous”, që këngëtarja e bëri për të sensibilizuar kompaninë Apple që Kosova të futet në aplikacionin e hartave të iOs, kishte reaguar edhe këngëtarja serbe Ceca apo ish gruaja e kriminelit të luftës Arkan, e cila e kishte quajtur Duan “vogëlushe”.

Por nga ky postim shihet se kush “është vogëlushja këtu”.



Të ndryshme
Më shumë
Këta janë pesë shqiptarët fitues në zgjedhjet e SHBA-ve 8 August 2020
Shkrumb e hi shtretërit e spitalit Kovid në Tetovë 9 September 2021
Në Gjermani jo me vaksinë kineze, Teste dhe dëshmi vaksinimi në gjuhë të huaj për Pfizer dhe AstraZeneca21 June 2021