Sport
31 July 2020
FC Shkupi me miqësore në Gostivar mbyll përgatitjet

Skuadra e FC Shkupit ka zhvilluar stërvitjen e fundit në Ohër, në kuadër të fazës kryesore të përgatitjeve në vigjilie të fillimit të sezonit të ri futbollistik.

“Kemi kaluar përgatitje të mrekullueshme dhe jam shumë krenar me djemt se si ata kanë punuar gjatë kësaj faze në Ohër, por edhe në përgjlthësi prej fillimit të përgatitjeve. Dua ti përgëzoj për punën që kanë bërë. Më gëzon fakti që të gjithë lojtarët kanë qenë mirë dhe pa asnjë dëmtim. Nesër kemi edhe ndeshjen e fundit miqësore dhe pastaj presim fillimin e kampionatit”, është shprehur trajnri Muharem Bajrami.

Më 30 korrik FC Shkupi përballet me Vardarin e Forinës dhe kjo përballje zhvilohet në Gostivar. Ekipi I FC Shkupit pas ndeshjes drejtohet kah Shkupi, ku do të ketë disa ditë pushimi për shkak të festës së Kurban Bajramit.



Të ndryshme
Më shumë
Zbulohen emrat e përfolur për opinionistët e Ferma VIP 3 para nisjes në Vizion Plus22 March 2026
Haradinaj: Baca Fazli iku nga kjo botë duke lënë mbrapa një jetë të tërë me sfida 7 July 2021
BDI: Autostrada Shkup–Bllacë u projektua dhe u financua nga ne, Qeveria e vonoi për dy vjet13 June 2026