Nga Bota
21 July 2026
19 të dënuar për rrjetin e trafikimit të 34 foshnjave në Indonezi

Një gjykatë në Bandung të Indonezisë ka dënuar 19 persona të përfshirë në një rrjet që dyshohet se trafikonte foshnja përmes skemave të paligjshme të birësimit. Sipas të dhënave të publikuara nga mediat ndërkombëtare, në këtë rast janë përfshirë të paktën 34 foshnja, ndërsa disa prej tyre janë dërguar në Singapor. Në qendër të çështjes ishte 70-vjeçarja Lie Siu Luan, e njohur edhe si Lily ose Popo, e cilësuar si organizatorja kryesore e rrjetit. Ajo u shpall fajtore për trafikim njerëzor dhe u dënua me shtatë vite burg, ndërsa 18 të akuzuarit e tjerë morën dënime nga tre deri në shtatë vite burg. Sipas hetimeve dhe dokumenteve gjyqësore, foshnjat rekrutoheshin në provincën e Java Perëndimore dhe më pas përfshiheshin në procedura të rreme birësimi. Për të paktën 10 foshnja dyshohet se janë përdorur identitete të rreme dhe dokumente të falsifikuara, ndërsa të paktën 12 foshnja besohet se janë dërguar në Singapor gjatë periudhës 2023–2025. Rasti është cilësuar nga autoritetet si një skemë e organizuar e trafikimit të fëmijëve, duke nxitur bashkëpunim mes institucioneve indoneziane dhe atyre të Singaporit.



Të ndryshme
Më shumë
Ahmeti – Lajçak: Ballkani meriton paqe dhe integrim 2 July 2021
MUHABETE KULTURE – ÇDO TË ENJTE ORA 20:0017 March 2026
Setien: “Atë që ndodhi me VAR-in e pa e gjithë bota”22 June 2020