Nga Rajoni
24 July 2026
Roskovec, 35-vjeçari i jep fund jetës pas orësh negociatash me policinë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se, pas një konflikti me familjen e ish-partneres, qëndroi për disa orë i ngujuar në automjet dhe më pas i dha fund jetës. Sipas Policisë, ai dyshohet se kishte vrarë babanë e ish-partneres, kishte plagosur nënën e saj dhe e kishte marrë peng ish-partneren, e cila më vonë u lirua dhe u dërgua për trajtim në spitalin e Fierit. Pas lirimit të saj, shërbimet e Policisë së Fierit dhe ekipi negociator i RENEA-s vijuan përpjekjet për ta bindur 35-vjeçarin të dorëzohej. Sipas njoftimit zyrtar, pavarësisht negociatave të zhvilluara për disa orë, ai nuk iu bind thirrjeve të policisë dhe rreth orës 16:35 dyshohet se i dha fund jetës brenda automjetit ku ndodhej. Ndërkohë, sipas raportimeve mediatike, një nga shkaqet e mundshme të konfliktit lidhej me ndarjen e çiftit, ndërsa familjarët e 35-vjeçarit kanë pretenduar se përplasja mes dy familjeve kishte në qendër edhe një mosmarrëveshje financiare. Këto pretendime pritet të verifikohen nga hetimet. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.



Të ndryshme
Më shumë
Babai i Kadri Veselit varroset sot në orën 19:00 7 July 2021
Tenton t’i shpëtojë dhunës së bashkëshortit, gruaja hidhet nga kati i dytë i banesës26 October 2021
Shtyhet seanca ndaj Erion Veliajt, debate në gjykatë për zvarritjen e procesit 1 April 2026