Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka zhvilluar një takim me Puhiza Selimin, kryetare e Shoqatës Studentore “Studenti” në Cyrih, duke vlerësuar rolin e të rinjve të diasporës në forcimin e lidhjeve me vendlindjen. Sinani theksoi se diaspora shqiptare nuk është vetëm pjesë e historisë, por edhe e së ardhmes së Preshevës. “Ishte kënaqësi të takoj Puhiza Selimin, Kryetare e Shoqatës Studentore ‘Studenti’ në Cyrih. Angazhimi i saj është shembull i një brezi që ndërton ura mes vendlindjes dhe botës, duke dëshmuar se diaspora jonë është një nga asetet më të çmuara të Preshevës”, u shpreh ajo. Sipas Sinanit, të rinjtë që veprojnë në diasporë dhe kontribuojnë për komunitetin e tyre janë një vlerë e rëndësishme për Preshevën. “Të rinj si Puhiza janë vlera që e forcojnë këtë aset dhe e përfaqësojnë Preshevën me dinjitet kudo që veprojnë”, deklaroi kryetarja e Komunës së Preshevës.