Nga Bota
1 August 2026
Spanja frenon valën e migrantëve në Ceutë, të paktën 57 viktima në kalimin dramatik të kufirit

Spanja ka rikthyer kontrollin mbi situatën në enklavën e Ceutës, pasi një valë e paprecedentë me mbi 50 mijë migrantë kaloi kufirin nga Maroku përmes rrugëve tokësore dhe detare. Sipas autoriteteve spanjolle, pjesa më e madhe e tyre është kthyer vullnetarisht në territorin maroken, ndërsa fluksi është ulur ndjeshëm. Bilanci i ngjarjes mbetet i rëndë. Përfaqësuesi i qeverisë spanjolle në Ceutë konfirmoi se në anën spanjolle të kufirit janë gjetur trupat e pajetë të të paktën 57 personave, ndërsa ekziston frika se numri i viktimave mund të jetë më i lartë edhe në territorin maroken. Sipas autoriteteve, disa migrantë humbën jetën duke u mbytur në det, ndërsa të tjerë si pasojë e panikut dhe shtypjes gjatë përpjekjes për të kaluar digën pranë gardhit kufitar. Ngjarja konsiderohet një nga episodet më të rënda migratore të viteve të fundit në kufirin mes Marokut dhe Ceutës, duke rikthyer në qendër të vëmendjes sfidat humanitare dhe të sigurisë në këtë zonë kufitare.



Të ndryshme
Më shumë
Krijuesi i Sputnik V paralajmëron për pasojat e mosvaksinimit21 June 2021
Trump: Irani të negociojë drejtpërdrejt me SHBA, lufta mund të përfundojë shpejt27 April 2026
Varroset në vendlindje i riu nga Zvicra që humbi jetën tragjikisht në Hotel Rogner në Tiranë13 September 2021