Nga Rajoni
1 August 2026
Kurti në vendin e gërmimeve: Janë gjetur eshtra të reja, procesi mund të zgjasë me muaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar vendin ku po zhvillohen gërmimet pas gjetjes së eshtrave të reja, duke bërë të ditur se procesi i kërkimit mund të zgjasë edhe për disa muaj. Kurti tha se eshtrat janë të shpërndara në terren dhe se prania e një përroi pranë zonës mund ta ketë ndryshuar pozicionin e tyre me kalimin e kohës. “Do të vazhdojnë këto gërmime edhe shumë javë dhe ndoshta edhe shumë muaj, meqenëse eshtrat e gjetura janë shumë të shpërndara dhe janë buzë një përroi i cili me shumë gjasë në stinën e pranverës është një përrua i fuqishëm dhe në këtë mënyrë, trupat, edhe nëse janë varrosur në të njëjtin vend, mund të mos jenë aty”, deklaroi Kurti. Ai foli edhe për zhvillimet në procesin e drejtësisë, duke theksuar se deri tani janë arrestuar dy persona. Kurti ngriti gjithashtu shqetësime për arrestimet në Serbi, duke pretenduar se atje janë ndaluar persona të cilët, sipas tij, më shumë se dy dekada më parë u kishin dhënë informacione misionit të UNMIK-ut dhe organizatave ndërkombëtare për krimet e kryera nga Serbia. “Jemi dëshmitarë që Serbia arreston serbë të cilët para më shumë se dy dekadave i paskan treguar UNMIK-ut dhe organizatave ndërkombëtare për krimet e Serbisë dhe këtë po e bën nën akuzën për spiunazh”, u shpreh Kurti./Burimi: Alsat.mk



Të ndryshme
Më shumë
Kejvina Kthella pranoi një mesazh banal, reagon publikisht28 September 2021
Grubi pyet: Pse Sela dhe Taravari nuk ishin në Tetovë?16 September 2021
Zaev: Nuk është e drejtë që dikush të shkojë në burg nëse përdor gjysmë gram kanabis21 December 2020