Nga Rajoni
5 August 2026
Gorani: Vetëvendosje ka nevojë për koalicion për të ndarë përgjegjësinë e dialogut me Serbinë

Opinionisti Dukagjin Gorani vlerëson se interesi i Lëvizjes Vetëvendosje për një qeveri koalicioni nuk lidhet vetëm me sigurimin e shumicës parlamentare, por edhe me sfidat politike që e presin Kosovën në procesin e dialogut me Serbinë dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura. Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Gorani u shpreh se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka interes politik dhe historik që përgjegjësia për vendimet që pritet të merren në vazhdim të mos mbetet vetëm mbi të. Sipas tij, “implementimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe presionet që do ta shoqërojnë vazhdimin e dialogut janë çështje për të cilat kryeministri aktual është i interesuar ta shpërndajë sa më shumë përgjegjësinë dhe të mos jetë i vetmuar në sjelljen e vendimeve”. Gorani theksoi se Kurti përballet me një sfidë politike, pasi, siç tha ai, karrierën e ka ndërtuar duke kundërshtuar marrëveshjet me Serbinë, ndërsa tani mund të përballet me detyrimin për t'i zbatuar ato. “Ti ke ndërtuar karrierë duke i kundërshtuar gjërat që sot janë pjesë e marrëveshjeve politike me Serbinë, e tash, për shkak të pushtetit, duhesh me i implementu. Me e bërë këtë i vetëm rrezikon që historia ta vulosë si politikan që u ngrit duke i kundërshtuar këto procese dhe më pas i zbatoi”, u shpreh ai. Sipas Goranit, edhe nëse Vetëvendosje nuk ka domosdoshmërisht nevojë për një partner koalicioni nga aspekti i numrave, një bashkëqeverisje do të ishte e dobishme për ndarjen e përgjegjësisë politike në proceset që e presin vendin.



Të ndryshme
Më shumë
Ministrja Haxhiu dje mori pjesë në mbledhjen e Qeverisë, sot bëhet nënë 1 July 2021
Naim Abazi thotë se është si Iniesta, shikojeni çka bën me top23 June 2021
Andorra-Shqipëri - Kombëtarja mbyll përgatitjet, gjithçka gati për sfidën e nesërme12 November 2025