Nga Vendi
6 August 2026
OEMVP dhe Komisioni për Letra me Vlerë forcojnë bashkëpunimin për zhvillimin e tregut të kapitalit

Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut (OEMVP) ka zhvilluar një takim pune me Komisionin për Letra me Vlerë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me synim avancimin e bashkëpunimit institucional dhe krijimin e mundësive të reja për komunitetin e biznesit. Në takim morën pjesë kryetarja e Komisionit për Letra me Vlerë, mr. Bujare Abazi, së bashku me mr. Ivana Boljat Sekulloski, këshilltare e pavarur në Sektorin për hulumtim dhe zhvillim të tregut të kapitalit dhe bashkëpunim ndërkombëtar, si dhe Vaska Dekova, këshilltare e pavarur në Sektorin për financa korporative. Delegacioni u prit nga kryetari i OEMVP-së, z. Nuhi Aliu, drejtori ekzekutiv z. Durim Zeqiri dhe Besiana Mustafa, zyrtare për ndërlidhje me bizneset. Gjatë diskutimeve u vlerësua rëndësia e informimit më të madh të kompanive për mundësitë që ofron tregu i kapitalit, si dhe për instrumentet financiare që mund të mbështesin zhvillimin dhe zgjerimin e sektorit privat. Palët diskutuan organizimin e aktiviteteve të përbashkëta informuese, me qëllim rritjen e njohurive të bizneseve mbi mënyrat alternative të financimit dhe investimit. Në kuadër të këtij bashkëpunimi, OEMVP dhe Komisioni për Letra me Vlerë u dakorduan për përgatitjen e një Memorandumi bashkëpunimi, i cili do të krijojë bazë për realizimin e iniciativave të përbashkëta në të ardhmen. Përmes këtyre nismave, OEMVP synon të forcojë lidhjen mes institucioneve dhe sektorit privat, duke promovuar mekanizma që kontribuojnë në rritjen e konkurrueshmërisë, zhvillimin e kompanive dhe një treg më të qëndrueshëm financiar.



Të ndryshme
Më shumë
Tetova shkon në balotazh20 October 2025
16-vjeçari hyn në shtëpinë e 91-vjeçares dhe tenton ta përdhunojë 6 July 2021
Gostivari në fazë qetësimi, por uji ende nuk lejohet për përdorim25 July 2026