Nga Vendi
9 August 2026
15 persona të ndaluar brenda 24 orëve për shkelje në trafik, 4 prej tyre të mitur

Policia ka privuar nga liria 15 persona në mbarë vendin gjatë 24 orëve të fundit, për shkelje të rregullave të trafikut dhe drejtim të pakujdesshëm të automjeteve. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, tetë prej personave janë kapur duke drejtuar automjete pa patentë shoferi, ndërsa katër prej tyre janë të mitur. Katër persona të tjerë janë konstatuar duke drejtuar automjete nën ndikimin e alkoolit. Në mesin e rasteve të evidentuara janë edhe persona që kanë drejtuar automjetet pavarësisht ndalesës aktive për drejtim, ndërsa në disa raste janë konstatuar më shumë se një shkelje njëkohësisht. MPB bën të ditur se pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave të ndaluar do të ndërmerren procedurat përkatëse ligjore. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të respektojnë rregullat e trafikut dhe të mos drejtojnë automjete pa patentë, gjatë periudhës së ndalesës së drejtimit apo nën ndikimin e alkoolit.



Të ndryshme
Më shumë
Zbulohet plani i shtëpisë super luksoze të Shaqirit që po kritikohet ashpër nga fqinjët e tij në Zvicër 9 September 2021
Shkurte Gashi publikon fotografi të djalit për herë të parë 3 September 2021
Aleanca për Shqiptarët Nderon 100 Gra për Kontributin e Tyre Profesional10 March 2026