Nga Vendi
9 September 2026
Mickoski: Po tentojmë ta ruajmë çmimin e njejtë të energjisë elektrike, ose të lirohet

"Për energjinë elektrike, po bëjmë metodologji të tentojmë, të paktën, të ruajmë të njëjtin çmim, e pse të mos përpiqemi edhe ta bëjmë më të lirë, tha kryeministri Hristijan Mickoski, i pyetur nëse do të ndryshohet çmimi i energjisë elektrike.

Mickoski tha se na pret dimër i qëndrueshëm në aspektin e energjetikës.

“Duhet të them se, që kur kjo qeveri erdhi në pushtet, nuk kemi pasur një rritje reale të çmimit të energjisë elektrike për familjet, pavarësisht të gjitha sfidave dhe pavarësisht se jemi në mes të krizës më të madhe energjetike që njerëzimi mund të kujtojë, e që është Lufta e Gjirit. Dhe pavarësisht të gjitha atyre sfidave, nëse më pyesni sot, mund të them se situata është e qëndrueshme. Do të kemi një dimër të qëndrueshëm”, shtoi Mickoski.



Të ndryshme
Më shumë
Kina nuk mbushet mend, fillon festivali i mishit të qenit, pritet të theren 5 mijë kafshë për 10 ditë22 June 2021
MPB: 359 shkelje për mos-mbajtje të maskës24 July 2020
Rezultatet nga Zgjedhjet Nacionale 202528 December 2025