Nga Vendi
10 September 2026
VMRO-DPMNE mohon deklaratën e Bujar Osmanit: Nuk ka pasur asnjë komunikim me BDI-në për zgjedhje të parakohshme

Nga partia në pushtet, VMRO-DPME mohojnë se kanë komunikuar me Bashkimin Demokratik për Integrim për zgjedhje të parakohshme paralmentare, përcjell TV21.

“Nuk ka pasur komunikim me BDI-në për zgjedhje të parakohshme. E aq më pak na shkon ndërmend të komunikojmë me Bujar Osmanin për tema kaq serioze. Bujari, duket se mes dy temave nacionaliste dhe të trilluara, po shpik sërish një mënyrë për të qenë aktual”, thonë nga VMRO-DPMNE për TV21.

Ky reagim i VMRO-DPMNE-së vjen pas deklaratave të nënkryetarit të BDI-së, Bujar Osmani në “Click Plus” të TV21, i cili tha se janë të gatshëm për zgjedhje se kji i është komunikuar VMRO-së.

“Normalisht në forma të ndryshme është komunikuar edhe te ata. Nuk ndonjë rezistencë të madhe në këtë drejtim dhe ne jemi në pritje se diku në pranverë të vitit të ardhshëm do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe po i bëjmë përgatitjet në këtë drejtim”, tha Osmani.



Të ndryshme
Më shumë
Federata turke apel për respekt në Prishtinë, udhëzime të qarta për tifozët para ndeshjes me Kosovën31 March 2026
Vjosa Osmani e quan Hotin arrogant 7 September 2020
Marrëveshje historike në Ministrinë e Mjedisit, rritje pagash dhe përmirësim i kushteve për punonjësit31 March 2026