Nga Vendi
10 September 2026
ISHP: 58 raste me ethet e Nilit Perëndimor, tetë persona kanë vdekur

Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 58 raste të etheve të Nilit Perëndimor, nga të cilat 54 janë konfirmuar dhe katër konsiderohen raste të mundshme, bëhet e ditur në raportin e fundit të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP).

Sipas të dhënave të raportit, deri më 8 gusht janë regjistruar edhe tetë raste me përfundim fatal. Të gjithë personat që kanë ndërruar jetë kanë qenë burra.

Ethet e Nilit Perëndimor janë sëmundje infektive që transmetohet kryesisht përmes pickimit të mushkonjave të infektuara. Shumica e personave të infektuar nuk shfaqin simptoma ose kanë simptoma të lehta, ndërsa në raste të caktuara sëmundja mund të shkaktojë komplikime të rënda neurologjike.

ISHP-ja vijon të monitorojë situatën epidemiologjike dhe rastet e raportuara në vend.



Të ndryshme
Më shumë
Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni 4 October 2021
Besimi: Nga pikëpamja fiskale nuk ka bazë që taksa ekologjike të shihet si taksë krize 1 July 2021
A do dëbohen shqiptarët nga Gjermania? Flet deputeti i AfD-së pas fitores në zgjedhje14 September 2026