Nga Rajoni
16 September 2026
Vajza e Jakup Krasniqit reagon pas dënimit të turpshëm në Hagë: Kjo nuk do të na thyejë kurrë

Vajza e Jakup Krasniqit, Gresë Krasniqi, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, me të cilin babai i saj është dënuar me 25 vjet burgim.

Në një postim, ajo e ka cilësuar vendimin si të padrejtë dhe ka shprehur bindjen në pafajësinë e babait të saj dhe të bashkëakuzuarve.

“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, sot, në qytetin e drejtësisë, ndodhi padrejtësia më e madhe e këtij shekulli”, ka shkruar ajo.

Ajo ka kritikuar ashpër gjykatën, duke pretenduar se vendimi është politik dhe se ai, sipas saj, e dëmton imazhin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Krasniqi ka thënë se katër të akuzuarit, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, “i kthyen armët kundër armikut” për të mbrojtur familjet dhe popullsinë gjatë luftës në Kosovë.

“Unë jetoj dhe do të vdes me bindjen time të plotë në pafajësinë dhe çiltërsinë e babait tim, Hashimit, Kadriut dhe Rexhës.

Krenaria mbetet. E vërteta mbetet. Ne do ta vazhdojmë luftën për liri dhe drejtësi”, ka përfunduar reagimin e saj.



Të ndryshme
Më shumë
“Po presim të dalë edhe videoja jote”, Aurela Gaçe i përgjigjet komentueses 2 October 2026
Begaj takon Mickoskin në Shkup, fokus në ekonomi, energji dhe integrim europian27 February 2026
Këngëtari serb në Korçë, kosovarëve u bëhet thirrje të anulojnë pushimet në Shqipëri 5 August 2021