Nga Vendi
16 September 2026
Ali Ahmeti pas vendimit të Hagës: “Procesi nuk përfundon këtu, beteja vazhdon në apel”

Ali Ahmeti ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, duke e cilësuar vendimin si “të padrejtë dhe thellësisht zhgënjyes”. Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim u bëri thirrje qytetarëve për maturi dhe unitet, duke kërkuar që pas vendimit të shmangen tensionet dhe përçarjet. “UÇK-ja lindi si përgjigje ndaj shtypjes dhe luftoi për lirinë e Kosovës. Pretendimet e dikurshme për trafikim organesh, që rënduan për vite mbi UÇK-në dhe drejtuesit e saj, nuk u shndërruan në akuza në këtë proces”, shkroi Ahmeti. Ai theksoi gjithashtu se Gjykata i shpalli të pafajshëm të akuzuarit për krime kundër njerëzimit dhe se, sipas tij, këto janë fakte që duhet të kujtohen kur UÇK-ja paraqitet si “ndërmarrje kriminale”. Në reagimin e tij, Ahmeti tha se gjetjet e shkallës së parë do të kundërshtohen në procesin e apelit. “Procesi nuk përfundon këtu. Besojmë se mbrojtja do ta vazhdojë betejën juridike në Gjykatën e Apelit, duke kundërshtuar gjetjet e shkallës së parë dhe duke kërkuar drejtësi deri në fund”, u shpreh ai. Ahmeti e përmbylli reagimin me mesazhin: “Lufta e UÇK-së ishte luftë për liri. Historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet dhe sakrifica e një populli të tërë nuk mund të vihet në bankën e të akuzuarve. Me besim në drejtësi, beteja vazhdon në apel!” /REL



Të ndryshme
Më shumë
Top veshje ikonike të Adelina Ismailit (FOTO) 4 August 2021
FSK drejt Gazës, pritet miratimi final për dislokimin në mision paqeruajtës29 March 2026
Mbërritën në Shkup 10 mijë vaksina “AstraZeneca” si donacion nga Kroacia 2 July 2021