ShowBiz
21 September 2026
Era Istrefi bëhet teze e përkushtuar

Këngëtarja shqiptare Era Istrefi ka ndarë me ndjekësit një moment të ëmbël familjar, duke publikuar një fotografi teksa mban në krahë mbesën e saj.

Këngëtarja shqiptare Era Istrefi ka ndarë me ndjekësit një moment të ëmbël familjar, duke publikuar një fotografi teksa mban në krahë mbesën e saj.

Në postimin e saj, Era i ka kushtuar vogëlushes disa fjalë të ndjera, duke e përshkruar si “shpirtin më të ëmbël”, me “fytyrën më të bukur dhe energjinë më të pastër”, shkruan Indeksonline.

“Ti tashmë ke sjellë kaq shumë dashuri në jetën tonë. Prania jote ndihet si shërim, si një pjesë e vogël e parajsës që është dërguar te ne”, ka shkruar ajo.

Më tej, Era i ka uruar mbesës një jetë të mbushur me dashuri, shëndet, magji dhe arsye të pafundme për të buzëqeshur.

“Ti je shumë e dashur, engjëlli im i vogël. Mirë se erdhe në botë”, përfundon dedikimi i saj.

Era bëhet teze e përkushtuar, dedikimi për mbesën prek zemrat

 



Të ndryshme
Më shumë
Pa distancë dhe pa maska, “party” në Ohër s’ka të ndalur 3 August 2020
VLEN: Kriza e besimit në drejtësi solli ndërprerjen e funksionit të kryeprokurorit17 December 2025
Ndahet nga jeta ish-drejtori i FBI-së Robert Mueller në moshën 81-vjeçare21 March 2026