Nga Vendi
5 August 2020
Është shkruar raporti për prokuroren Kadriu

Prokuroria e Lartë në Gostivar ka përgatitur informacion të detajuar për veprimet në Siniçan nga ana e Prokurorisë së Tetovës. Tani dokumenti duhet të dërgohet në Shkup dhe të analizohet nga Prokurori Republikan, Ljubomir Jovevski dhe të përcaktohet nëse ka lëshime në veprimet e kolegëve nga Tetova në lidhje me kontestin me ujësjellësin në shpatet e Malit Sharr. Ne e pyetëm prokurorinë nëse kallëzimi penal për vetëgjyqësi e paraqitur disa ditë më parë nga policia për ujësjellësin i është dorëzuar prokurorit. U përgjigjën se nuk i është dhënë. Por Alsat mëson se ky kallëzim tashmë është në duart e prokurorit Hanefi Amet, që do të thotë se prokurorja nga Tetova nuk ka mundur të veprojë në lidhje me këtë kallëzim.

Problemi mes banorëve të fshatrave Siniçan dhe Urviç rreth ujësjellësit në mënyrë shtesë u ngatërrua edhe në institucione. Para një jave kur u paraqit konflikti rreth ujit për pije, në terren doli prokurorja Lejla Kadriu. Ajo dha urdhër që policia të tërhiqet. Ajo pohonte se vepron sipas procedurës parahetimore për vepër penale, pa saktësuar veprën. Pikërisht veprimi i saj është lëndë analize në Prokurorinë e lartë të Gostivarit e cila do duhet të informojë-kush e ka autorizuar të shkojë në Siniçan, a ka përgatitur procesverbal për ngjarjen dhe çfarë veprimesh ka ndërmarrë. Derisa konstatohet roli i saj në Siniçan, policia ngriti padi të re penale për këtë rast. Kryetari i Bogovinjës, Albon Xhemaili është akuzuar për punë të pandërgjegjshme, ndërsa padi penale mori edhe kompania e cila e ndërton ujësjellësin.



Të ndryshme
Më shumë
KSHZ publikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut25 July 2020
Zaev për mospjesëmarrjen e Kosovës në “Open Balkan”: Është shtet i pavarur, ia respektojmë qëndrimet16 September 2021
Nusja në Liban pozon për fotot e dasmës, ndërsa në ato momenti ndodh edhe shpërthimi (VIDEO) 5 August 2020