Nga Vendi
23 September 2026
Numri 6 për Arkin Jahijin, “Bashkë për një fillim të ri” në Bërvenicë

Arkin Jahiji, kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), i mbështetur nga BDI për zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës, do të garojë me numrin 6 në fletën e votimit. Pas shortit të zhvilluar sot nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), u përcaktua renditja e kandidatëve për zgjedhjet që do të mbahen më 18 tetor. Sipas KSHZ-së, Arkin Jahiji është kandidati i AKI-së dhe renditet i gjashti në fletën e votimit. Duke reaguar pas përcaktimit të numrit, Jahiji e shoqëroi kandidaturën me mesazhin “NUMRI 6 – BASHKË PËR NJË FILLIM TË RI”, ndërsa fushatën e tij e përmblodhi me thirrjen: “Bashkë për Bërvenicën!”. Jahiji ishte prezantuar më herët si kandidat i BDI-së për kryetar të Bërvenicës, ndërsa lista e tij është regjistruar në KSHZ nën siglën e Aleancës Kombëtare për Integrim. Në zgjedhjet e parakohshme, të cilat zhvillohen pas ndarjes nga jeta të kryetarit të mëparshëm të komunës, Ivica Ilievski, në garë janë gjithsej gjashtë kandidatë. 



Të ndryshme
Më shumë
Aktor i serialit shumë të ndjekur turk ‘Çukur’ përfundon në spital me 12 qepje në kokë24 August 2021
Zbulohen emrat e përfolur për opinionistët e Ferma VIP 3 para nisjes në Vizion Plus22 March 2026
Spiropali nga Kievi: Shqipëria rikonfirmon mbështetjen për Ukrainën15 January 2026