ShowBiz
25 September 2026
Shkurte Fejza injoron polemikat rreth fshirjes së këngës, interpreton "Mora Fjalë" para shqiptarëve në New York

Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Fejza, është rikthyer në qendër të vëmendjes së mediave ditët e fundit, pas largimit të këngës së saj legjendare “Mora Fjalë” nga platformat muzikore online.

Largimi i këngës lidhet me një kontest për të drejtat autoriale, pasi autori i saj, Naim Gjoshi, përmes përfaqësuesve ligjorë kishte kërkuar heqjen e veprës nga platformat ku ishte publikuar.

Për këtë çështje pati reagime edhe nga Qazim Beka, këngëtari që e kishte interpretuar fillimisht këngën, e cila më vonë u bë e njohur gjerësisht në versionin e Shkurte Fejzës.

Megjithatë, vetë Shkurte Fejza nuk ka reaguar publikisht lidhur me zhvillimet dhe polemikat që kanë shoqëruar këngën e saj.

Përkundrazi, këngëtarja nga Mushtishti ndodhet aktualisht në New York, ku ka udhëtuar së bashku me familjarët e saj për premierën e filmit “The Journalist Mission”, i cili trajton periudhën e luftës në Kosovë.

Dhe pikërisht në kuadër të kësaj ngjarjeje, Shkurte Fejza ka zgjedhur ta interpretojë para publikut shqiptar në New York këngën “Mora Fjalë”.

Pas largimit të "Mora Fjalë" nga YouTube, vjen reagimi i autorit: Përdorimi pa leje është i paautorizuar

Ajo është ngjitur në skenë në ambientet e kinemasë ku u shfaq premiera e filmit dhe ka performuar një prej këngëve më të identifikueshme të repertorit të saj, duke elektrizuar të pranishmit shqiptarë.

Kështu, në një kohë kur “Mora Fjalë” është bërë pjesë e një debati për të drejtat autoriale, Shkurte Fejza ka zgjedhur të mos përfshihet publikisht në polemikat rreth saj.

Në vend të një reagimi për largimin e këngës nga platformat, ajo e ka sjellë atë drejtpërdrejt para publikut shqiptar në New York, duke dëshmuar edhe një herë lidhjen e fortë që kjo këngë ka krijuar me publikun ndër vite. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Egzona shfaqet e veshur plot stil me një fustan unik... 14 September 2021
Dua Lipës i dhurohet rezidenca në jug? Gazetarja e njohur shqiptare zbulon lajmin e mbajtur sekret13 September 2021
Qeveria e RMV-së prezanton Planin Operativ për Punësim 2025: Mbi 16,000 qytetarë përfitojnë, 1,352 të rinj me përvojë praktike 3 June 2025