Nga Bota
25 September 2026
Zyrtari izraelit kontrollon sallën e OKB-së, merr shënime se kush bojkotoi fjalimin e Netanyahut

Delegacioni izraelit është parë duke lëvizur nëpër sallën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, duke kontrolluar se cilat delegacione ishin larguar gjatë fjalimit të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

Dhjetëra përfaqësues të vendeve të ndryshme u larguan nga salla pasi lideri izraelit nisi fjalimin e tij, në një veprim proteste ndaj politikave të Izraelit dhe luftës në Lindjen e Mesme.

Në anën tjetër, anëtarët e delegacionit izraelit qëndruan në sallë dhe duartrokitën gjatë fjalimit të kryeministrit.

Netanyahu iu referua largimit të delegacioneve gjatë fjalimit, duke i cilësuar ata që mbetën në sallë si “frikacakë moralë” dhe duke u thënë të largoheshin edhe ata.

“Nëse ka ndonjë frikacak tjetër moral në këtë sallë, ju lutem largohuni tani”, tha Netanyahu gjatë fjalimit të tij.

Largimet e delegacioneve ndodhën menjëherë pasi Netanyahu mori fjalën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, gjersa përfaqësuesit palestinezë kishin bërë më herët thirrje për një protestë të përbashkët gjatë fjalimit të të parit të qeverisë izraelite. 



Të ndryshme
Më shumë
Zgjidhen katër prokurorë të rinj për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit28 March 2026
Aksident në rrugën Shkup – Tetovë, humb jetën një person21 October 2021
Rrufeja e lë të vdekur një 25-vjeçar nga Pallçishti i Tetovës19 July 2021