Nga Vendi
26 September 2026
Privohet nga liria një person i dyshuar për përdhunimin e një të mituri në Tetovë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se është privuar nga liria një 62-vjeçar nga Tetova, i cili dyshohet se ka përdhunuar një të mitur.

“Më 25.09.2026 në orën 21:45, pas një videoje të publikuar paraprakisht në rrjetet sociale, në Stacionin Policor të Tetovës është dorëzuar vetë R.N. (62) nga një fshat i Tetovës. Me udhëzim të prokurorit publik nga PTHP Tetovë, personi është privuar nga liria për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale „dhunim i fëmijës që nuk ka mbushur 15 vjet“ sipas nenit 188 të Kodit Penal. Ai është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme dhe për zbardhjen e dokumentimin e plotë të rastit”, thonë nga MPB.



Të ndryshme
Më shumë
Cardi B befason shqiptarët, pozon duke bërë shqiponjën dykrenare13 September 2026
Lëvizja Besa shpalosi disa propozime në lidhje me funksionimin e tryezës së partive parlamentare shqiptare12 August 2020
Ahmeti: Zgjedhja përfundimtare, janë zgjedhjet e jashtëzakonshme 8 October 2025