ShowBiz
28 September 2026
Aktori Vedat Bajrami fton qytetarët në protestën e 1 tetorit: Bashkë për çlirimtarët

“Liria ka Emër” ka njoftuar se aktori i njohur, Vedat Bajrami ka ftuar qytetarët t’i bashkohen protestës së 1 tetorit, kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Bajrami është shprehur se kjo protestë përcakton se kush duam të jemi si popull dhe shtet pas 16 shtatorit, përballë padrejtësisë.

“Për ata që sakrifikuan për lirinë. Për drejtësinë. Për Çlirimtarët. Bashkë në shesh”, është shprehur ai.

Protesta do të mbahet në sheshin “Skënderbeu”, me fillim nga ora 16:00.



Të ndryshme
Më shumë
Irani kërkon nga FIFA që ndeshjet e Botërorit 2026 të mos luhen në SHBA14 March 2026
Java 29 e Abissnet Superiore premton supersfida me kreun edhe fundin e tabelës19 March 2026
Sela: Në protestat për UÇK-në duhet të jenë edhe Kasami, Mexhiti dhe çdo qytetar shqiptar29 September 2026