Nga Vendi
6 August 2020
Deputetët në Maqedoni, 30 ditë për listat anketuese

Rrjedh afati 30 ditor në të cilin deputetët e ri në listën anketuese duhet të deklarojnë sa shtëpi, banesa, dyqane, makina, letra me vlerë, kursime, por edhe borxhe dhe arkëtime kanë. Listat në Komisionin kundër korrupsionit duhet t’i dorëzojnë deri më 4 shtator. Në nenin 15 të Ligjit për Kuvendin thuhet:

Kryetarja e Komisionit Kundër Korrupsionit, Biljana Ivanovska thotë se jo gjithmonë ai që ka pronë, e regjistron në emrin e tij. Ivanovska thekson se pikërisht ky është problemi më i madh.

“Bëhet shpërndarja e pronave të disa të afërmve të tjerë, nuk është patjetër të jenë afër si familje, mund të jenë miq të ngushtë. Prandaj ne si Komision, jemi dakord dhe unanimisht kërkojmë nga parlamenti i ri të merr forcë ose vullnet politik dhe të miratojë një Ligj mbi origjinën e pronës së të gjithë qytetarëve. Vetëm kështu do të kemi një pasqyrë të plotë se ku është prona dhe kush e zotëron atë.- deklaroi Biljana Ivanovska, Kryetare e KSHPK.

Ivanovska thekson se ata nuk kanë mundësi ligjore të ndërmarrin asgjë për deputetët, mandati i të cilëve ka përfunduar, dhe nga shërbimi i tyre ndaj popullit janë bërë më të pasur.

“Kushdo mund ta regjistrojë pronën në një emër tjetër, tek një person tjetër dhe automatikisht ai është i pastër para publikut dhe të thotë këtu nuk kam fituar pronë. Që më pas kur t’i skadon mandati, siç është përcaktuar tani me ligj, ne nuk kemi detyrim ta ndjekim më tej, që ta transferojmë pronën e tij”- pohoi Biljana Ivanovska, Kryetare e KSHPK

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit është i detyruar t’i mbajë listat anketuese vetëm për 10 vjet./Alsat/



Të ndryshme
Më shumë
“Do martoj vajzën, jam i lumtur” – Zbulohet biseda e fundit e gjyqtarit Kalaja para se të vritej 7 October 2025
Dardan Krivaqa ishte dënuar me 180 ditë burgim pasi i kishte vënë thikën në fyt zyrtarit policor25 August 2021
Tetovë/ Nesër shfaqet komedia “Dramë për të qesh”16 December 2025