ShowBiz
6 October 2026
Kush s’u ftua në dasmën e Kushtrimit e Aurorës, Labi zbulon emrat

Çifti i njohur, Aurora dhe Kushtrimi, i dhanë fund beqarisë më 4 tetor, në një ceremoni festive ku morën pjesë shumë figura të njohura publike, miq dhe ish-banorë të “Big Brother VIP Kosova 4”, mes tyre Klodi, Londrimi, Labinot Haxhiu, Benita, Leonora Jakupi dhe Olsa.

Megjithatë, ajo që ra në sy të publikut dhe ndjekësve të formatit ishte mungesa e Labinot Rexhës në dasmë.

Pas interesimit të madh dhe pyetjeve të shumta nga mediat, këngëtari ka zgjedhur të reagojë publikisht përmes një postimi në Instagram Story, ku ka sqaruar arsyen e mungesës së tij dhe ka bërë të ditur se nuk kishte marrë ftesë për dasmën.

Përmes një mesazhi të gjatë, Labinoti shkroi:

“Media, ju lutem, s’keni nevojë të më thërrisni e të më pyesni për dasmën. 

Unë dje kam qenë në një dasmë në Gjenevë dhe kam kënduar. Mua dhe Ludo-n nuk na ka ftuar, as Kushtrimi nuk na ka ftuar. Por kjo është jeta dhe secili e di kë dëshiron pranë vetes.

Pavarësisht të gjithave, unë nga zemra ua uroj martesën. Inshallah Zoti ua dhëntë jetë të gjatë, shëndet, dashuri dhe shumë nipa e mbesa. 

Lus Zotin që Kushtrimi ta gjejë qetësinë dhe lumturinë e tij dhe inshallah martesa e tyre të jetë e gjatë e e bekuar.

Edhe pse kam disa dyshime të miat dhe disa mendime personale, nuk dua t’ua prish këtë ditë. Koha do ta tregojë gjithçka.

Urime nga zemra dhe paçi vetëm të mira në jetë! 

Labi”

Edhe pse nuk ishte i pranishëm në dasmë, përmes reagimit të tij Labinoti ka zgjedhur t’i urojë çiftit jetë të gjatë, shëndet, dashuri dhe lumturi, duke lënë të kuptohet se mes tyre mund të ketë ende disa çështje të pathëna. 



Të ndryshme
Më shumë
KSHZ: Pjesëmarrja e votuesve deri në ora 11:00 është 11 për qind15 July 2020
Imami arab në Gjermani e urren flamurin shqiptar: Hidheni në koshin e plehrave13 September 2021
“Babai yt nuk është babai yt”, Vuçiç flet për sulme dhe shpifje ndaj tij në podcast ndërkombëtar29 April 2026