Nga Vendi
18 August 2020
Viti i ri shkollor, Ademi: Deri në klasën e tretë mësim me prezencë fizike, të tjerët online

Ministri i Arsimit, Arbër Ademi, në një konferencë për shtyp pas takimit që pati me ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se mësimi për vitin e ri shkollor do të bëhet sipas propozimit të Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse, ku mësimi deri në klasën e tretë do të zhvillohet në prezencë duke respektuar protokollet, kurse klasat e tjera do të zhvillojnë mësim online. Përjashtim nga mësimi online do të ketë edhe për fëmijët në shkollat ku ka pak nxënës dhe ku mund të respektohet distancimi mbi 1.5 metër. Për mësimin me prezencë fizike duhet të merret edhe pëlqimi i prindërve. Ndërsa në komunat ku ka më pak nxënës dhe mund të zhvillohet me prezencë fizike, komunat duhet të dërgojnë kërkesë në ministri dhe më pas qeveria do të vendosë për hapje apo jo të asaj shkolle, por edhe në këtë rast duhet të merret pëlqimi i prindërve.



Të ndryshme
Më shumë
“E kam dashur”, Donaldi flet pa dorashka për marrëdhënien me Bora Zemanin19 October 2021
Vaksina AstraZeneca më e mirë sesa Pfizer në raport me variantin Delta të COVID-1920 August 2021
Kimete Berisha: Kosova ferr për shqiptarët, serbët e Kurtit po marrin rroga nga shteti pa punuar26 July 2021