ShowBiz
3 November 2026
"Nuk e di si po më sheh jashtë", Anjeza Gubetini e rezervuar në Big Brother për shkak të të dashurit

Edhe pse edicioni i pestë i Big Brother VIP Kosova sapo ka nisur, banorët kanë filluar të zbulojnë emocionet dhe shqetësimet në këtë eksperiencë.

Gjatë momentit kur po bënte nominimet, Anjeza Gubeti, u ndal te një person i rëndësishëm që ka lënë jashtë shtëpisë, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për të dashurin e saj.

Ajo shprehu pasigurinë nëse ai po e ndjek nga jashtë dhe si po e percepton pjesëmarrjen e saj në këtë format.

“Nuk e di a është t’u më kqyrë, po dua me i thënë që duhet me ditë që jam mirë”, u shpreh Anjeza.

Krahas këtij shqetësimi, banorja tashmë ndodhet edhe në nominim të përhershëm, pasi u përzgjodh nga publiku për këtë pozitë, duke e bërë rrugëtimin e saj në BBVK edhe më sfidues që në fillim.

Në shtëpinë e famshme tashmë janë mbi 20 konkurrentë të fushave të ndryshme.

Loja sapo ka nisur, ndonëse ka pasur edhe përplasje e debate të ashpra. 



Të ndryshme
Më shumë
Sulmoi babë e birë, arrestohet 56-vjeçari nga Raveni15 October 2021
Vuçiqi i shqetësuar: Serbia po zbrazet, s’do të mbetemi as 5 milionë banorë…23 September 2021
Ndahet nga jeta në moshën 34-vjeçare modelja Sahara Ray, ish-e dashura e Justin Bieber19 October 2026