ShowBiz
20 November 2026
Dua Lipa publikon këngën për GTA 6, videolojën që gjeneroi 2.3 miliardë dollarë që në ditën e parë të lansimit

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa e ka publikuar këngën më të re “Go Easy”, projekt që është pjesë e albumit të videolojës GTA 6.

Artistja nga Kosova është në mesin e artistëve të shumtë të njohur që kanë kontribuar me muzikë të re për albumin “GTA VI: The Album”, i cili përmban gjithsej 34 këngë.

Por vetëm së fundmi u lansua edhe kënga edhe në platformat e dëgjimit, derisa është pritur me entuziazëm të lartë nga fansat.

Përfshirja e saj në këtë projekt e vendos këngëtaren në një listë të gjatë emrash të njohur të industrisë muzikore, të cilët do të jenë pjesë e përvojës së re të lojës. Në mesin e artistëve të tjerë të përfshirë janë Lana Del Rey, Zara Larsson, Jennie, Arca, Morgan Wallen, Keith Richards, Travis Scott, Rauw Alejandro, Rina Sawayama, Young Thug, Tove Lo dhe Playboi Carti.

Publikimi i këngës “Go Easy” vjen pas lansimit të shumëpritur të videolojës Grand Theft Auto 6, e cila ka gjeneruar menjëherë 2.3 miliardë dollarë.

GTA 6 momentalisht është e disponueshme vetëm me lojërat me konsola siç është PS5 dhe Xbox Series X|S, derisa versioni për PC nuk është përfshirë ende.



Të ndryshme
Më shumë
Zgjedhjet në RMV: 9.000 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm kanë kërkuar të votojnë nga shtëpia15 October 2025
Shtyhet seanca kryesore për rastin e zjarrit në diskotekën “Puls” në Koçan13 January 2026
Njeriu që shndërroi ëndrrën fëmijërore në realitet, fluturon përmes balonave! 7 August 2020