Nga Vendi
31 August 2020
Maqedonia e Veriut drejt fitores së madhe, bie ndjeshëm numri i të prekurve me koronavirus për 24-orë

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut njofton se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur betejën me Covid-19 tre persona, një pacient i moshës 51-vjeç nga Gostivari, një nga Prilepi i moshës 65- vjeçare dhe një paciente nga Vinica e moshës 78-vjeçe.

Ndërkaq 11 persona janë konstatuar me virus nga 450 teste që janë bërë, njoftohet nga ministria. Sa i përket komunave: Shkup-3, Kumanovë-1, Tetovë-1, Gostivar-1, Gjevgjeli-1, Kriva Pallankë-1, Berovë-1, Vinicë-1 dhe Dellçevë-1

Një lajm i mirë vjen nga Instituti për Shëndetin Publik ku njoftohet se 95 pacientë janë shëruar: Shkup-44, Shtip-16, Prilep-3, Veles-2, Kavadar-4, Gostivar-2, Vinic-3, Sveti Nikollë-11, Kërçovë-1 dhe Negotinë-1.



Të ndryshme
Më shumë
Vali Corleone nuk ndahet nga gjërat e shtrenjta, bëhet me veturë të re super luksoze24 September 2021
Gjobiten 62 shoferë në Komunën e Ilindenit18 February 2021
Presidenca e paralajmëroi pas votimit! “Opozita e re” nis pushimet qyl me avion privat16 June 2021