Nga Vendi
3 November 2020
Qeveria me masa të reja kundër Covid-19

Kryministri Zoran Zaev përmes profilit të tij në Facebook ka njoftuar se qeveria në seancën e sotme ka miratuar vendimin për masa të reja për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

 

Sipas vendimit të Qeverisë, objektet gastronomike do të punojnë deri në ora 21:00, me përjashtim të atyre që punojnë me porosi dhe objekteve që shërbejnë nëpër sportele. Vendimi vlen edhe për pompat e benzinës si dhe për dy aeroportet në vend.

Ekzekutivi gjithashtu ka vendosur që të ndalohet grupimi i më shumë se katër personave pas orës 21:00.

Qeveria sot gjithashtu miratoi rekomandim për të gjithë qytetarët vendas dhe të huaj në territorin e Maqedonisë së Veriut, që pas orës 21:00 të mos lëvizet pa nevojë në hapësira publike.



Të ndryshme
Më shumë
Ali Ahmeti në pritjen e Ditës Kombëtare të Spanjës, mesazh për marrëdhënie më të forta evropiane13 October 2026
Homazhet për Rexhep Qosjën në Prishtinë, hapet edhe libri i zisë24 April 2026
Mickoski: Dy miliardë denarë për investime në arsim17 June 2025