Nga Bota
25 June 2021
Kryeministri i Pakistanit përsëri fajëson gratë për dhunimet seksuale: Po veshin pak rroba, burrat s’janë robotë

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, po përballet me kritike të shumta, pasi i fajësoi viktimat e dhunës seksuale se po veshin shumë pak rroba.

I pyetur nga gazetari i faqes amerikane, Axios, Jonathan Sëan, rreth “epidemisë së dhunimeve seksuale” në Pakistan, shefi i qeverisë pakistaneze tha: “Nëse një grua vesh shumë pak rroba, kjo do të ketë ndikim te burri, përpos nëse ai është robot. Është logjike.”

Ai nuk saktësoi se çfarë deshi të thoshte me “pak rroba”, në shtetin ku shumica e grave vishen me rroba tradicionale të stilit konservator.

Mbi dhjetë grupe për të drejtat e grave, përfshirë Komisionin për të Drejtat e Njeriut në Pakistan, lëshuan një deklaratë duke kërkuar që kryeministri të kërkojë falje, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Më herët këtë vit, kryeministri pakistanez u akuzua për injorancë nga një ndër grupet më të njohura për të drejtat e njeriut në Pakistan, pasi ai i këshilloi gratë që të mbulohen për ta shmangur dhunimin.

Viktimat e abuzimit seksual shpesh shihen me dyshim dhe ankesat e tyre rrall hetohen seriozisht nga autoritetet pakistaneze. Një pjesë e madhe e popullsisë jeton sipas “kodit të nderit”, me ç’rast gratë që sjellin “turp” në familje mund të jenë subjekt i dhunës apo vrasjes.

Pakistani vazhdimisht del poshtë në listën botërore sa i përket barazisë gjinore.



Të ndryshme
Më shumë
Realizohet transplanti i veshkës nga derri tek njeriu21 October 2021
Edhe pse në arrati, Fjolla Morina e përcjellë vajzën në mbrëmjen e maturës 6 July 2021
Nikollov: Për të parandaluar përhapjen e llojit delta nevojiten masa të domosdoshme 7 July 2021