Nga Vendi
30 September 2021
Imer Selmani: Koalicionet ndëretnike – frymë e re në vend

“PJESËMARRËSIT NË ZGJEDHJE TANI MË SHUMË FOKUSOHEN NË PROGRAMET E TYRE”

Sipas ish-politikanit Imer Selmani, fushata për zgjedhjet lokale të 17 Tetorit ka një veçori të veçantë, pasi për herë të parë ekzistojnë koalicione ndëretnike, brenda opozitës dhe pushtetit gjë që sipas tij I bën të relaksuara temat ndëretnike.

IMER SELMANI- ISH POLITIKAN

“Kjo është një cilësi e re, ka qenë edhe më hëret por fshehurazi nëpër kafene dhe zyra, por janë friguar mos e demostrojnë , nga pala që janë më patriot do ta kundërshtojnë, por ja që koha bëri të veten , nëse LSDM bëri një të mirë atë e solli si frymë të re bashkëpunimi ndëretnik”

Sipas Selmanit bashkëpunimi zgjedhor partiak ndëretnik ka për të ndikuar që pjesëmarrësit në zgjedhje më shumë të fokusohen në programet dhe ofertat duke lënë anash stereotipet e përplasjeve ndëretnike.

IMER SELMANI- ISH POLITIKAN

“Do të dëshiroja që pak të ishte më e fuqishme edhe bashkëpunimi në mes partive opozitare edhe VMRO edhe Aleternativa Aleanca sepse ndjehet se ai bashkëpunim u bë se bënë bashkëpunim partitë në pushtet, po është një cilësi e re dhe së paku temat e rënda ndëretnike nuk do t`i kemi në debat”

Këto komente ish-politikani Imer Selmani I bëri në Klan Debat – emisionin special kushtuar Zgjedhjeve 2021, ku për cdo natë në Klan Maqedoni, analizohen debatet, programet dhe ofertat e kandidatëve për Kryetar të Komunave.



Të ndryshme
Më shumë
Einxhel i realizohet ëndrra e madhe, do të jetë moderatorja e ardhshme e një emisioni në “Top Channel” 9 February 2022
Florjanës i ngel hatri me Brunon dhe nuk e shoqëron në emision, ish-konkurrenti tregon arsyen25 March 2022
Gorrie, mjeku që zbuloi sistemin e ftohjes së ajrit11 July 2020