Nga Vendi
7 October 2021
Grubi: Opozita le t’i rrij “gatitu” himnit të VMRO-së, se ata “SUN RRIN ME NEVE”

Nuk ka gajle, e bëjmë punën edhe për ata, nuk ka gajle le të bëjnë prap koalicione me ata që nuk e njohin Ligjin për Përdorimin e Gjuhës Shqipe, le të bëjnë prap koalicione edhe me ata që nuk e njohin flamurin kombëtar, le të bëjnë prap koalicione me ata që nuk e njohin Marrëveshjen e Ohrit, le t’i qëndrojnë gatitu sa të dojnë himnit të VMRO-DPMNE-së se ata vërtetë “SUN RIN ME NEVE” të dashur vëllezër e motra sepse “PËRVEÇ SE KANË FOBI PREJ NALTËSISË, ATA VËRTETË SUN RIJNË ME NEVE.” Kështu ka thënë sonte gjatë tubimit të Bashkimit Demokratik për Integrim në komunën e Bogovinës, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.

“Është kollaj të emërojmë një kryetar komune kur ne do të duhet t’ia bëjmë punët atij. Kush do të jetë kryetar komune? Ne jemi garantues pasi jemi rezultat i Marrëveshjes së Ohrit, rezultat i gjakut të dëshmorëve, rezultat i luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe nuk mund ta lëmë komunën e Bogovinës, e as atë të Gostivarit, e as të Vrapçishtit, as Studeniçanin e as Haraçininën në fatin e aventurierëve të cilët e marrin detyrën dhe nuk dinë se çfarë të bëjnë me të, po kërkojnë ndihmën nga Qeveria dhe kërkojnë ndihmë nga BDI”, ka deklaruar Grubi.



Të ndryshme
Më shumë
Naser Ziberi: Rivalët maqedonas kanë frikë se një shqiptar mund të bëhet Kryeministër 3 July 2020
Milaim Zeka rikthehet në ekran me emisionin e ri “Burra dhe Gra” 1 February 2026
Shkodran Tolaj në mbështetje të Eli Farës pas skandalit të fundit: Kokën lart, jemi me ty 4 October 2026