Nga Rajoni
11 July 2020
Ushtria refuzon urdhërin e Vuçiç për të shtypur protestat në Beograd

Policia u përplas sërish me protestuesit në Beograd, teksa u shënua nata e tretë e protestave të dhunshme. Demonstruesit vazhdojnë të sfidojnë urdhrin që ndalon grumbullimin e njerëzve. Edhe këtë herë, protestuesit sulmuan godinën e parlamentit, duke tentuar që të futen brenda. Policia qëlloi me gaz lotsjellës dhe përplasja u zhvendos në rrugë. Ndërkohë portali Nova në Serbi raporton se ushtria ka refuzuar urdhrin për të marrë pjesë në shtypjen e protestave. Portali shkruan se refuzimi ka ardhur nga Brigada e 63-të e Parashutistëve.



Të ndryshme
Më shumë
Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare, këngëtari i njohur grek Giorgos Mazonakis 9 September 2026
VLEN: Ajo që për BDI-në ishte e pamundur, me VLEN-in është e mundur18 December 2025
Kasami viziton fshatrat e Malësisë së Tetovës29 September 2021