Nga Vendi
22 June 2020
Rikthehet jeta e natës, kafeteritë dhe restorantet do të punojnë sikur para koronavirusit

Lokalet në Maqedoninë e Veriut më në fund po i rikthehen orareve të rregullta të punës, edhe pse nuk kanë të ndalur rastet e të prekurëve me koronavirus.

Qeveria solli vendim që oraret e restoranteve dhe kafeterive ti kthehen orareve të zakonshme para pandemisë, dhe jo siç ishte deri tani deri në orën 22.00.

Ky vendim u soll pasi që u shqyrtua propozimi i Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse të Ministrisë së Shëndetësisë për ndryshimin e orarit të punës për kafenetë, restorantet dhe të gjitha objektetet gastronomike.

Ligji hynë në fuqi sot pas daljes në gazetën zyrtare. Pjesa më e madhe e lokaleve mund të punojnë deri në ora 24:00, ndërsa për një pjesë është e lejuar edhe deri në ora 01:00 pas mesnate.

Gjatë javës tjetër pritet të ketë vendim edhe për hapjen e kufijve pa kushte – pa testin PCR për koronavirus si dhe pa karantinën 14 ditëshe. Qeveria është shprehur optimiste se do të ketë vendim pozitiv edhe nga Komisioni për sëmundje ngjitëse. 



Të ndryshme
Më shumë
Filipçe: Votimi i të sëmurëve me Kovid-19 deri tani pa probleme13 July 2020
Dalin pamjet! Melisën e paskemi parë edhe para 4 viteve në televizion dhe nuk e kemi ditur!23 August 2021
Bekteshi: Plani për energji është gati 8 July 2021