Nga Vendi
15 May 2025
Gashi: Ende s’ka dorëheqje nga Taravari, as propozim për guvernatorin e Bankës Popullore

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, deklaroi sot para gazetarëve se në Kuvend ende nuk ka arritur zyrtarisht dorëheqja e ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari. Gashi po ashtu bëri të ditur se nuk është dorëzuar as ndonjë propozim për guvernator të ri të Bankës Popullore.

“Nuk ka ende dorëheqje dhe nuk ka asnjë propozim për guvernator. Nuk kemi ndonjë informacion të ri për grupet parlamentare”, theksoi Gashi.

Sa i përket grupit parlamentar të koalicionit VLEN, Gashi nënvizoi se Kuvendi nuk ka pranuar ende propozim për një koordinator të ri, ndërsa koordinimi i fundit është zhvilluar pa praninë e përfaqësuesve të këtij grupi.

“Askush nga VLEN nuk ka qenë i pranishëm në koordinimin e fundit. Në koordinim i thërrasim koordinatorët deri sa ata janë zyrtarisht koordinatorë. Kur do të kemi një situatë të re, do ta ftojmë atë që do të jetë koordinator”, sqaroi kryetari i Kuvendit.

Kujtojmë se ministri Arben Taravari mbrëmjen e kaluar deklaroi publikisht se do të dorëhiqet nga funksioni i tij dhe se pret shkarkimin e zyrtarëve të Aleancës për Shqiptarët nga pozitat ekzekutive./Almakpress

 

 



Të ndryshme
Më shumë
Edhe dy ditë për listën zgjedhore të 11-të janarit, censusi nuk vlen përsëri 8 December 2025
Bujar Osmani thotë se nuk do të ketë zgjedhje të reja kuvendare19 October 2021
Një supernova në Tokë para 33 mijë vitesh 2 September 2020