Nga Vendi
11 March 2026
Ali Ahmeti kujton 45-vjetorin e demonstratave të vitit 1981

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka kujtuar sot 11 marsin si një nga datat më të rëndësishme në historinë kombëtare shqiptare, duke shënuar 45-vjetorin e demonstratave studentore të vitit 1981 në Prishtinë.

Në mesazhin e tij, Ahmeti thekson se 11 Marsi nuk është vetëm një datë historike, por edhe pjesë e ndërgjegjes kombëtare shqiptare. Sipas tij, demonstratat e asaj pranvere nuk ishin vetëm protesta studentore, por zëri i një populli që kërkonte dinjitet, barazi dhe të drejtën për të jetuar i lirë.

“11 Marsi është një datë që nuk i përket vetëm historisë, por edhe ndërgjegjes sonë kombëtare. Ato ditë të marsit nuk ishin vetëm protesta studentësh, por zëri i një populli të tërë që kërkonte dinjitet, barazi dhe të drejtën për të jetuar i lirë në tokën e vet”, ka theksuar Ahmeti.

Ai vlerësoi brezin e vitit 1981 si një brez të veçantë në historinë kombëtare, i cili, sipas tij, nuk e ndërpreu kurrë rrugëtimin nga demonstratat dhe organizimet kundër regjimit deri te luftërat çlirimtare që sollën ndryshime historike për shqiptarët.

Ahmeti nënvizoi se liria nuk vjen rastësisht, por është rezultat i guximit, sakrificës dhe besimit se e drejta duhet të triumfojë. Sipas tij, rruga e nisur nga studentët e vitit 1981 vazhdoi deri te liria e Kosovës dhe ndryshimet e rëndësishme në statusin politik të shqiptarëve në rajon.



Të ndryshme
Më shumë
Mickoski tregoi se sa herë është takuar me Ali Ahmetin11 August 2020
Mbeten aktive disa vatra të zjarrit në rajonin e Kumanovës 4 August 2021
Sërish shtatzënë, Loredana ka një pyetje për ndjekësit31 October 2021