Nga Rajoni
28 March 2026
Rexhep Selimi kërkon heqjen e regjimit të vizitave në Hagë

Rexhep Selimi po kërkon heqjen e plotë të regjimit të vizitave në Hagë, i cili është në fuqi ndaj tij, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit që nga dhjetori 2023, raporton Klan Kosova. Të qëndruarit mbyllur për mbi pesë vjet, i është rënduar edhe më shumë në dy vjetët e fundit, ndërsa kufizimi i vizitave me familjarët e ngushtë dhe të afërmit dukshëm ka ndikuar në mirëqenien e tij.

Kërkesa e Selimit ka hasur kundërshti të plotë nga Prokuroria Speciale në Hagë. Kimberly West ka dhënë afatin deri kur duhet të zgjasin masat dhe ka shprehur paragjykim mbi vendimin. Trupi gjykues ka kërkuar mendimin e Regjistrit i cili, nëse nuk hiqet regjimi i plotë, është i gatshëm të bëjë disa lëshime nga 1 prilli 2026, duke lejuar nga shtatë video-vizita dhe tre takime private në muaj, si dhe dy telefonata ditore dhe një telefonatë më të gjatë gjatë fundjavës.

Burimi: Klan Kosova



Të ndryshme
Më shumë
Grubi nga Struga: Ramiz Merko ja ka FIKUR dritat politikisht atij që nuk pati guxim t’i del përball12 October 2021
Arritën 20.000 vaksina në Maqedoni, donacion nga Greqia15 June 2021
KSHZ: Rezultatet e zgjedhjeve do të publikohen në ora 23:0015 July 2020