Nga Rajoni
29 April 2026
Kosova përballet me zgjedhje të reja pas krizës presidenciale, KQZ në afat të ngushtë për organizim

Kosova pritet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, pas dështimit për zgjedhjen e Presidentit të ri brenda afatit kushtetues, duke thelluar krizën politike në vend.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka në dispozicion pak më shumë se një muaj për organizimin e procesit zgjedhor, i cili vjen pas shpërndarjes automatike të Kuvendit.

Sipas të dhënave, zgjedhjet e reja janë të tretat brenda rreth një viti e gjysmë, duke reflektuar paqëndrueshmërinë institucionale që ka përfshirë vendin.

Kriza u thellua pasi Kuvendi nuk arriti të zgjedhë presidentin e ri, ndërsa mandati i Vjosa Osmani përfundoi në fillim të prillit. Pavarësisht negociatave politike, kryeministri Albin Kurti dhe partitë opozitare nuk arritën marrëveshje për emrin e ri të kreut të shtetit.

Sipas hulumtuesit të Institutit të Kosovës për Drejtësi, Melos Kolshi, dy datat e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve janë 31 maji dhe 7 qershori, në përputhje me procedurat ligjore pas shpërndarjes së Kuvendit më 28 prill.

Burimi: Radio Evropa e Lirë



Të ndryshme
Më shumë
Dita e Pavarësisë, disa rrugë të Shkupit sot të mbyllura për qarkullim 7 September 2021
Moti sot me diell dhe i ngrohtë, temperature deri në 33 gradë17 June 2021
BDI: Gostivari i mbërthyer nga mbeturinat, Rusino-5 në lagjen Tullana13 October 2021