Nga Bota
11 May 2026
Trump dhe Xi drejt takimit të madh, në fokus Irani, Tajvani dhe inteligjenca artificiale

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe presidenti kinez, Xi Jinping, pritet të zhvillojnë gjatë kësaj jave një takim të rëndësishëm në Kinë, ku në qendër të diskutimeve do të jenë çështjet globale të sigurisë dhe ekonomisë.

Sipas raportimeve të Reuters⁠�, dy liderët do të diskutojnë për zhvillimet rreth Iranit, tensionet mbi Tajvanin, inteligjencën artificiale dhe armët bërthamore, ndërsa po shqyrtohet edhe mundësia e zgjatjes së marrëveshjes strategjike për mineralet.

Takimi do të shënojë bisedën e parë ballë për ballë mes Trump dhe Xi pas më shumë se gjashtë muajsh, në një periudhë kur marrëdhëniet mes dy superfuqive vazhdojnë të jenë të tensionuara për shkak të tregtisë, zhvillimeve në Lindjen e Mesme dhe çështjeve të sigurisë globale.

Zyrtarë amerikanë kanë bërë të ditur se vizita dyditore e Trump në Kinë konsiderohet një përpjekje për të stabilizuar raportet mes dy ekonomive më të mëdha në botë dhe për të shmangur përshkallëzimin e mosmarrëveshjeve në disa fronte ndërkombëtare.



Të ndryshme
Më shumë
Bekim Fazliu përkujton Epopenë e UÇK-së: Prekazi është betim dhe Jasharajt themeli i qëndresës shqiptare 5 March 2026
Reperi shqiptar flet pas rrëmbimit24 September 2021
Studentët shqiptarë paralajmërojnë protestë në Shkup për të drejtën e provimit në shqip 4 April 2026