ShowBiz
17 September 2026
Greta Kazazi zbulon raportin me Selin Bollatin, njofton surprizat e reja

Pas eksperiencës në Big Brother VIP Albania 5, Greta Kazazi, po rikthehet në ekran me një projekt të ri televiziv.

E ftuar në “Ftesë në 5”, ajo foli për jetën personale, marrëdhënien me Selin Bollatin, partnerin e saj Onno dhe planet e reja profesionale, duke zbuluar se së shpejti do ta shohim në një tjetër program të Top Channel.

Gjatë bisedës me Bieta Sulon, Greta ndau edhe detaje nga festa e 25-vjetorit të saj, të cilën e organizoi si një moment falënderimi për njerëzit që e kanë mbështetur, por edhe për të bashkuar familjen e saj me atë të Onnos.

 

 Foto: YouTube

Pjesë nga intervista:

Bieta: Mund t’a quajmë fejesë?

Greta: Fejesë jo, se ka qenë një ditëlindje. Por familjet janë takuar se nuk ishin takuar. Jemi të lumtur të gjithë bashkë.

Bieta: Po marrëdhënia jote me vjehrrën?

Greta: Me Jasin, më shumë e kam si një nënë të dytë, si shoqe, se është shumë e re. Nuk mund ta quaj vjehrrë, e dua më shumë si nënë të dytë dhe shoqe.

Bieta: Te ditëlindja ishte dhe te vjehrri, babai i Selin, që ishte një kryefjalë në shtëpinë e BBV.

Greta: Ja ku jemi të gjithë bashkë. Babai është mirë, të gjithë jemi mirë dhe më bëhet qejfi që ka qenë pranë meje.

Bieta: Po ai çfarë të thotë?

Greta: E kam si shok se janë të dy të rinj. Na japin këshilla shumë të mira si dy prindër shembullorë që janë. Gjithmonë kam dëgjuar këshillat e prindërve të mi, tani edhe të prindërve të Onnos.

Bieta: Po marrëdhënia e Onnos me prindërit e tu?

Greta: Është reciproke, jemi gjendur të dy mirë me familjet e njëri tjetrit.

Bieta: Po marrëdhënia jote me Selin është mirë?

Greta: Shumë mirë, jam shumë e lumtur, po për shkak të punës dhe se ajo ka qenë dhe në Kosovë, nuk jemi takuar shpesh. Por dimri na mbledh më shumë se vera.

Bieta: Po Onno dhe Gimbo?

Greta: Flasin për punë me njëri-tjetrin. Por unë nuk ndërhyj duke qenë se nuk jam profesioniste në këtë fushë. Por nëse duan të bëjnë një bashkëpunim jemi shumë të lumtura. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit përpara armëpushimit të mundshëm të SHBA-së25 March 2026
“27 Prilli”, Kacarska: Dhuna s’ishte mbrojtje e Kushtetutës16 June 2021
Çifti ndërron jetë nga COVID-19 – vdiqën duke ia mbajtur dorën njëri-tjetrit29 September 2021