ShowBiz
22 September 2026
Vesa Luma takon stërnipin e Skënderbeut, zbulon dhuratën e veçantë që mori prej tij

Këngëtarja shqiptare Vesa Luma ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë nga takimi me Loris Castriota -Skanderbegh, stërnipi i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Në një postim në rrjetet sociale, Vesa Luma shprehet se takimi ishte një kënaqësi e veçantë dhe tregon se është nderuar me një dhuratë të çmuar: një dedikim nga familja e Gjergj Kastriotit, shkruan Indeksonline.

“Kënaqësi shumë e veçantë të takoj stërnipin e Skënderbeut, Loris Castriota-Skanderbegh, i cili më nderoi me një dhuratë të çmuar”, shkruan ajo.

Luma shton se dhuratën do ta ruajë me shumë kujdes djali i saj, Liani, të cilin e përshkruan si “patriot të madh”.

Postimi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, duke sjellë në fokus një takim me ngarkesë të veçantë simbolike për historinë dhe identitetin shqiptar./Indeksonline/

 

 

View this post on Instagram

A post shared by Vesa Luma (@vesaluma)

 



Të ndryshme
Më shumë
Kur do të emërohen Drejtorët e rinj të spitalit të Tetovës? 8 October 2021
Bashkëpunim për shërbimet sociale në Çashkë, fokus te kujdesi për fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara 1 April 2026
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, LAMM apelon për kujdes12 July 2026